Telegrafi

BDI-ja kërkon nga Ivanovi që të rishikojë vendimin e tij

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) i ka dërguar një letër deri te kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov, ku i kërkon rishikimin e vendimit për faljen e politikanve që janë nën hetime, transmeton Telegrafi Maqedoni.

BDI-ja konsideron se vendimi i Ivanovit, drejtpërsëdrejti bie ndesh me procesin reformues të filuar me marrëveshjen e Përzhinos, duke theksuar se kjo parti mbetet e përkushtuar në zbatimin e marrëveshjes së Përzhinos dhe agjensës së reformave./Telegrafi/