Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar, se është anuluar takimi mes tyre dhe dy partive të koalicioni opozitar shqiptar, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativës.
Siç thuhet në kumtesën e BDI-së, anulimi vjen, ngaqë partitë opozitare nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në takimin e thirrur për ditën e sotme nga BDI-ja.
Takimi duhej të mbahej në nivel të sekretarëve të partive dhe temë diskutimi kishte procesin e regjistrimit.
“Për shkak të mos konfirmimit të prezencës nga ana e partive politike opozitare (ASH dhe AA) për takim për koordinimin rreth regjistrimit 2021, anulohet takimi i sotëm i sekretarëve të partive politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Informojmë opinionin se dera jonë e bashkëpunimit mbetet e hapur dhe gjithmonë të gatshëm të ulemi në një tavolinë për të mirën e qytetarëve tanë”, thuhet në njoftimin e BDI-së.