Telegrafi

BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa me listë të përbashkët këshilltarësh në Çashkë

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Për herë të parë partitë politike shqiptare, përkatësisht BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa u bashkuan për zgjedhjet lokale.

Koalicioni i tyre është për në Këshillin Komunal të Komunës së Çashkës ku do të garohet me një kandidat dhe një listë me qëllim që të sigurohet marrja e vendimeve nga shqiptarët në këtë komunë.

Kandidati është nga radhët e BDI-së, Suat Shaqiri. Ai thotë bashkimi i votës shqiptare është çelësi për fitore.

Ndryshe në zgjedhjet e vitit 2017 shqiptarët kishin kandidat të pavarur, por ai nuk hyri në rreth të dytë. Shqiptarët në zgjedhjet e kaluara mbështetën kryetarin aktual të Çashkës i cili është nga radhët e LSDM./Telegrafi/