Të hënën e kaluar (5 dhjetor) shtëpisë më të famshme në Kosovë “Big Brother VIP Kosova” iu bashkua edhe aktori i zhanrit “Drag Queen”, Edon Shileku.
I njëjti ndryshe preferon të njihet edhe si Victoria Owns, një personash i frymëzuar nga seriali i famshëm “Hot in Cleveland”.
Aktori ka qenë një nga emrat më të komentuar të kësaj jave, ndërkohë që ka sjell rrëfime të ndryshme nga jeta dhe karriera profesionale.
Në mbrëmjen e sotme, artisti ka vendosur që të rikthehet në rolin e Victorias dhe tashmë ka nisur me përgatitjet.
Në një video të shpërndarë në rrjete sociale, ai u pa duke bërë makijazhin dhe më pas duke vënë flokët artificiale për të kompletuar pamjen.
Duhet theksuar se kanë kaluar shtatë ditë nga ky spektakël dhe përgjatë kësaj kohe banorët kanë dhuruar energji e kanë treguar ngjarje të ndryshme.
Konkurrentët vlen të ceket se garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/