Telegrafi

BBC: “Xhungla” nuk është zbrazur, janë edhe 200 fëmijë

Edhe pse mediat franceze kanë lajmëruar se ka përfunduar “pastrimi” i kampit të emigrantëve në qytetin Calais, i njohur si “Xhungla” BBC konfirmon se atje kanë mbetur edhe qindra emigrantë të mitur.

BBC bën të ditur se rreth 200 të mitur pa përcjellje nuk kanë pasur ku të flenë dhe për këtë kanë mbetur aty.

Qeveria franceze bëri të ditur se afër 5600 njerëz që nga e hëna janë larguar nga “Xhungla” në qendrën e pranimit. Në mesin e tyre janë edhe rreth 1500 të mitur pa përcjellje.