Site icon Telegrafi

BBC tregon se si kompania ajrore e Iranit ndihmoi shpërndarjen e COVID-19 në Lindjen e Mesme

Një hetim nga BBC News Arabic ka analizuar të dhënat e gjurmimit të fluturimeve dhe pamjet që tregonin se si linja ajrore më e madhe e Iranit – Mahan Air – vazhdoi të fluturonte ndërsa ndalimet e fluturimeve qeveritare ishin në vend.

Dhe kjo, siç shkruan BBC, përcjell Telegrafi, ka kontribuar në përhapjen e Covid-19 në Lindjen e Mesme.

Po sipas BBC, Mahan Air drejtoi qindra fluturime drejt dhe nga Irani, Iraku, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Siria midis fundit të janarit dhe fundit të marsit.

Të gjitha këto vende i dhanë lejen Mahan Air të aterronte.

Dhe ata e bënë këtë ndërsa ndalimet e tyre për fluturimet rutinore nga Irani ishin në fuqi.

Siç thuhet më tej, burimet brenda linjës ajrore i thanë BBC-së se dhjetëra ekuipazhë të kabinës së Mahan Air po shfaqnin simptoma të Covid-19 dhe se kur stafi u përpoq të ngrinte shqetësime në lidhje me menaxhimin e krizës nga ajri dhe sigurimin e pajisjeve të sigurisë, ata heshtën.

Ndryshe, bëhet e ditur se Mahan Air është sanksionuar nga SHBA për lidhjet e saj me Gardën Revolucionare të fuqishme Iraniane. /Telegrafi/

Exit mobile version