Suksesi i jashtëzakonshëm i Kosovës në futboll ka bërë që mediat më të mëdha ndërkombëtare të përqendrojnë vëmendjen te vendi ynë. BBC ka bërë një shkrim të veçantë duke përmendur ndeshjen e parë zyrtare të Kosovës (shtator 2016) e deri te triumfi i të shtunës ndaj Republikës Çeke (2-1) që e zgjati në 15 numrin e ndeshjeve pa humbje të skuadrës sonë.
Është një statistikë më e gjatë në Evropë dhe tashmë Kosova ka gjasa reale për t’u kualifikuar në ‘Euro 2020’. Ndërsa ndeshja e radhës kualifikuese është të martën kundër Anglisë – shkruan transmetuesi britanik.
Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë (2008), ky vend ka bërë fushatë tetëvjeçare derisa u pranua në UEFA dhe FIFA (2016), derisa akoma ka shumë shtete që nuk e njohin ekzistencën e Kosovës.
Shkëlqimi i këtij populli të ri dhe me shumë probleme nga Ballkani në skenat më të mëdha të futbollit, ishte ëndërr e të gjithëve. Mirëpo, është një figurë që nderohet mbi të gjithë, ndërsa tregimi për të ndihmon në shpjegimin e origjinës së këtij ekipi special.
Shkëlqimi i këtij populli të ri dhe me shumë probleme nga Ballkani në skenat më të mëdha të futbollit, ishte ëndërr e të gjithëve. Mirëpo, është një figurë që nderohet mbi të gjithë, ndërsa tregimi për të ndihmon në shpjegimin e origjinës së këtij ekipi special.
Ai ishte vendimtar në fushatën e Kosovës për t’u pranuar si organizatat e mëdha të futbollit, si edhe konsiderohet hero në vendin e tij. Pas vdekjes së tij, stadiumi i kryeqytetit mori emrin “Fadil Vokrri”.
Artikulli i BBC vazhdon me tregimin për vështirësitë dhe të gjitha sakrificat nga Pavarësia e Kosovës deri te pranimi në UEFA, ndërsa fokusi kryesor është te biografia, reputacioni, karriera dhe përpjekjet e Vokrrit për avancimin e futbollit në vendin tonë.
Nuk mungon edhe historia e shpërbërjes së Jugosllavisë gjatë viteve të nëntëdhjeta dhe luftërat e përgjakshme, duke përfshirë edhe Kosovën që ishte e fundit që shpalli pavarësinë.
‘Dardanët’ e flaktë, dashuria për sportin dhe ëndrra e Kosovës për të pasur sukses në arenën ndërkombëtare tashmë duket e arritshme. /Telegrafi/