Site icon Telegrafi

BBC: Ezgjan Alioski më i miri në ndeshjen Maqedoni – Angli

Ekspertët e BBC-së kanë përzgjedhur futbollistin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioskin si më të mirin e ndeshjes Maqedoni – Angli të luajtur mbrëmë në Shkup në kuadër të eliminatoreve për Evropianin e vitit 2024, e cila u ndeshje u mbyll me barazim 1:1.

Alioski është vlerësuar me 6.01, më shumë se gjithë futbollistët tjerë, duke përfshirë të dyja ekipet përfaqësuese.

Te Maqedonia bashkëlojtarët e Alioskit u vlerësuan mbi 5.00, teksa te Anglia me këtë kuotë u vlerësuan Foden, Kane, Rice, Pickford dhe Grealish.

Lexo po ashtu Maqedonia barazon me Anglinë në Shkup, realizon gol Enis Bardhi

Futbollisti shqiptar me plotë meritë mori epitetin e më të mirit të ndeshjes, pasi shkëlqeu për 90-të minuta në fushë, duke lënë nën hije në anën e tij, yllin e Arsenalit, Bukayo Saka, me të cilin fitoi pothuajse çdo duel. /Telegrafi/

Exit mobile version