Site icon Telegrafi

BBC: Dua Lipa nga Kosova në Londër për t’u bërë një yll i vërtetë

Pesë nominimet në Brit Awards 2018 të Dua Lipës, kanë bërë bujë të madhe në mediat botërore.

Nominimet në kategoritë “Best female”, “Best video”, “Best single”, “Best Album” si dhe “British breakthrough artist” tregojnë për një vit të jashtëzakonshëm të Duas në vitin që lamë pas.

Mesin e shumë prej tyre edhe televizioni shtetëror britanik, BBC i ka kushtuar disa rreshta këngëtares shqiptare.

Këngëtarja 22 vjeçare u ngrit si yll në Britani të Madhe, por në moshën 13 vjeçare u zhvendos nga Londra me prindërit e saj për në vendlindje, Kosovë.

Dy vjet më vonë, ajo u kthye e vetme në Londër për të ndjekur muzikën, ndërsa po përpiqej të jetonte duke performuar në klube, shkruan BBC.

Pas një serie të bashkëpunimeve me personalitete të njohura të muzikës, ajo arriti sukses me himnin e fuqisë femërore të titulluar “New Rules”, në të cilën ylli u zbulon një planin katër-hapësh për të shmangur ish të dashurin.

Ajo mbylli vitin si artistja më e ndjekur në Mbretërinë e Bashkuar në Spotify, ndërsa videoja e lartcekur është shikuar më shumë se 892 milionë herë në YouTube.

Në kategorinë e “Best Female” do të garojë kundër Jessie Ware, Kate Tempest dhe ish fituesit Laura Marling dhe Paloma Faith.

Ndryshe, Dua ka paralajmëruar se gjatë këtij viti do të nxjerr albumin më të ri muzikor pas atij debutues, i cili u zgjodh si i vitit në kategorinë e femrave. /Telegrafi/

Exit mobile version