“Ai që të rreh të do” – kishte thënë Xheni të shtunën mbrëma gjatë spektaklit dhe Benardi është përpjekur ta shfrytëzojë këtë që e tha partnerja.
Në bisedë e sipër, Xheni i është afruar Benardit teksa ai po dilte nga vaska dhe ka tentuar ta puthë atë në buzë.
Mirëpo, çuditërisht, Benardi nuk bën të njëjtën gjë, por e qëllon atë me shuplakë.
Megjithatë, këtë herë Xheni nuk është mërzitur dhe ka vazhduar sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Nga ana tjetër, Musa ka bërë këngë për Donën, me fjalët: “Zgjohet Dona nga krevati, moj aromë kaçkavalli”.
Më pas ai ia ka përmendur ndarjen partneres së tij: “Si do të bësh dot ti pa mua? Kur të ndahemi do të kërkosh te çdo djalë që të më kujtosh mua”. /TCH/Telegrafi/