Fiorentina ka thënë se synimi i saj kryesor ishte arritja në finale, ndërsa tashmë duket se pak rëndësi ka për të se kush do ta fitojë Big Brotherin, megjithëse thotë se të gjithë janë nevojtarë për paratë.
“Unë e arrita qëllimin tim duke shkuar në finale, tani se kush e fiton… për mua pak rëndësi ka. Për mua ka qenë synimi finalja dhe ka qenë mjaft e veçantë që në momentin që jam futur e deri tani”.
“Lekët shkojnë edhe vijnë. Jam dakord që çdo njeri për ato lekë futet”, është shprehur Fiorentina.
Më pas, ajo thotë se ishin të bllokuar dhe nuk kishin një përgjigje për të dhënë kur u pyetën gjatë spektaklit se çfarë do të bënin me paratë nëse do të ishin ata fituesit.
“Realisht nuk e dimë se çfarë do të bëjmë. Kur e mendon thellë, duke qenë edhe se unë dhe ai jemi një çift i ri”, ka theksuar Fiorentina në një bisedë me Lupçen.