Ata u njohën në shtëpinë e beqarëve dhe po vazhdojnë lojën si çift në shtëpinë e madhe të Big Brother.
Musa dhe Dona kanë mirëkuptim me njëri-tjetrin deri tani, jo vetëm në lojë. Musa thotë se do të shkurtojë mjekrën, por pas fjalëve të Donës ndryshon mendje.
“Po pse do e heqësh, lërë të rritet sa më shumë. I kam shumë qejf meshkujt me mjekër”, i ka thënë Dona dhe menjëherë ka marrë aprovimin nga partneri i saj.
Nga ana tjetër, Olsi ka flirtuar me Armelën ndërkohë që ajo po qëndronte me Kein. “Më në fund vetëm”, i ka thënë ai meqenëse Fiorentina nuk ishte.
Por, menjëherë sa i është afruar partnerja e tij ai ka ndryshuar duke i thënë Fiorentinës: “Ku je o zemra se për ty e kisha fjalën, ku je o amore, ku je o shpirt, ku je”.
Më pas, ai i ka treguar Keit se si filloi të lajë rrobat ndërsa Armela ishte duke bërë dush. “Armela e pa që unë do bëja dush dhe u fut përpara meje, ndërsa unë nga inati nisa të lajë rrobat me dorë”, është shprehur ai. /TCH/Telegrafi/