Site icon Telegrafi

BB9, Dona thotë se do të bëjë operacione plastike

Dona dhe Musa flasin shpesh për planet e tyre pasi të dalin nga shtëpia e Big Brother dhe jo gjithmonë imazhi i të ardhmes përputhet mes tyre.

Një ndër to është edhe dëshira e Donës për të bërë ndërhyrje kirurgjikale.

Ndërhyrje të cilat ajo shprehet se i ka të nevojshme, e që fillimisht heziton t’ia tregojë Musës.

Ky i fundit edhe përse i thotë se ajo është perfekte dhe nuk ka nevojë për kirurgji plastike, e pyet nëse do të bëjë gjoksin, por ajo e mohon dhe i thotë se do të bëjë operacion hundën.

Nga ana tjetër, Lupçe dhe Gastare kanë diskutuar për vështirësitë e jetës. Të dy ata flasin për raportet që kanë me prindërit dhe për sfidat e familjes.

“Unë kur punoj gjatë verës, lekët që mbledh ja jap Katerinës. Babi më ka thënë të mbaroj shkollën njëherë pa ngelur në stazh dhe më pas t’i dal zot vetes”, i ka thënë Lupçe.

Gastarja bie dakord me mendimet e dhëna nga Lupçe. Ajo thotë se edhe mbështetja financiare nga prindërit e ka një kufi.

“Në një moment që do të jesh pa lekë, babai do të të duhet. Unë ato lekë që më jep babai i kam si rrogë dhe i menaxhoj në një muaj”, është shprehur ajo. /TCH/Telegrafi/

Exit mobile version