Musa dhe Dona më parë kanë bërë plane për t’u martuar pasi të dalin nga Big Brother, por tashmë duket se planet e tyre kanë një ndryshim.
Martesa e tyre mbetet gjithmonë objektivi primar, por më parë ata duan që të njohin sa më mirë njëri-tjetrin dhe për këtë nevojitet kohë.
Por, gjithashtu ata nuk duan që t’u ikë koha kot dhe në planet e tyre afatgjatë përfshihet edhe një fëmijë, e më pas do të martohen.
Të paktën kështu është shprehur Dona pas insistimit të Musës për të përcaktuar një datë për dasmën mes tyre. /TCH/Telegrafi/