Site icon Telegrafi

BB9, dashuri dhe “dhunë” në marrëdhënien mes Xhenit dhe Benardit

Xheni dhe Benardi janë një prej tri çifteve të futura së fundmi në shtëpinë e Big Brother, por në ndryshim nga dy çiftet e tjera ata i kishin shfaqur hapur ndjenjat njëri-tjetrit ditë më parë.

Por, marrëdhënia e tyre është mjaft e veçantë. Teksa Xheni është ulur pranë Danjelit, Benardi qëndron në këmbë pranë tyre. “Ule jakën edhe mos më bëj kështu se e kam inat”, i thotë Xheni.

“Ej, mos më fol mua ashtu, (i gjuan me këmbë, me shaka) unë erdha të bëjë shoqëri dhe ti ma refuzon”, i thotë Benardi.

Xheni i drejtohet Danjelit dhe i thotë: “Ky më vret, edhe pse e bën pa qëllim e ka dorën e rëndë”.

Benardi i gjuan sërish në shpatull. “Po më vret, nuk je njeri, por kafshë”, i thotë Xheni dhe më pas ajo i kërkon një puthje, por ai e refuzon fillimisht dhe më pas e puth në qafë. /TCH/

Exit mobile version