Site icon Telegrafi

BB9, Danjeli ledhatohet nga dy femra (Foto)

Danjelit dhe Fotinisë në krevat iu është bashkuar edhe Katerina. Dy vajzat kanë folur për banorët e tjerë të shtëpisë dhe e kanë ledhatuar Danjelin.

Duke e ledhatuar nga flokët Danjelin, Katerina thotë se disa banorë u duken hipokritë brenda në shtëpinë e Big Brother.

“Këtej thonë erdhën banorë të rinj, mos ua vini veshin e këtej shkojnë e puthen me ta”, ka thënë ajo, duke nënkuptuar Fiorentinën dhe bisedat që ka zhvilluar ajo me Ervinin dhe Sidritën.

Afrimi i dy femrave me Danjelin

Katerinës kjo i duket e padrejtë dhe e urren, ndërsa Fotinia e plotëson duke i thënë se janë vetë disa banorë që e bëjnë çiftin Olsi-Fiorentina që të duken superiorë në shtëpi.

Ajo thotë se nuk mundohet të tërheqë me zor të tjerët për ta njohur atë, ndërsa Fotinia ka një vërejtje për Ejonën dhe Ademin.

“Erdhën e mu ankuan mua për Kein dhe më pas, kur u zura unë me Kein mbrojtën që të dy Kein”, ka thënë ajo.

Kurse Katerina nuk është xheloze për Olsin e Fiorentinën, që janë sërish çifti i preferuar i javës. “S’dua të jem lider shtëpie. Jam rehat thjesht banor si gjithë të tjerët”.

Mirëpo, Fotinia është më ambicioze. Ajo ka edhe një plan nëse zgjidhet me Danjelin çifti i preferuar. “Ej Danjel, nëse bëhemi liderë shtëpie, do të bëjmë një program stërvitjeje për të gjithë me orar”, është shprehur ajo. /TCH/Telegrafi/

Exit mobile version