Ambra e ka diskutuar me Donën dhe Elsamedin vendimin e Danjelit dhe Fotinisë për t’u martuar dhe që të tre e quajnë si hap të nxituar.
“Ata të dy janë njohur këtu brenda dhe po brenda dy muajve, kanë marrë shumë gjëra përsipër, shumë guxim”, ka thënë Ambra.
Dona është shprehur se është tej mase guxim edhe nëse kjo të jetë bërë për lojë.
Elsamedi është më skeptiku për të. Ai thotë se martesa ka qëllim lojën dhe fitoren e çmimit të madh.
“Jemi në ‘love edition’ dhe martesa ka qëllim tjetër. Sot janë bërë martesat si të shkojmë në ‘party’, për disa po njëherë. Merre edhe ti Musën dhe hajde martohuni”, ka deklaruar ai.
Dona thotë se ajo personalisht nuk do të kishte marrë guximin t’i thoshte po një propozimit të tillë brenda shtëpisë. /TCH/Telegrafi/