E pyetur nga Xhensila dhe Fatjoni për marrëdhënien e saj me Veselin, Tea ka shpjeguar se ajo ka mbajtur distancë me të.
Sipas saj, Veseli i ka qenë ai që i është afruar, porse ajo e ka refuzuar.
Komentet e mëparshme të Teas se i pëlqen Veseli, ajo i ka sqaruar se ka qenë vetëm një pëlqim nga ana fizike, sepse “ai është djalë tërheqës”.
Ndërkohë, Fatjoni i ka thënë se egoja e mashkullit kur merr një refuzim, e çon të këmbëngulë përsëri derisa të bindet për përgjigjen e personit tjetër.
Sidoqoftë, Tea ka theksuar se ka qenë shumë e qartë me Veselin dhe se ata përsëri do të qeshin bashkë dhe do të luajnë si banorë të shtëpisë së Big Brother. /Telegrafi/