Milena nuk ka humbur aspak kohë që në natën e parë në shtëpi. Ajo pati një raport njëditor me Fabianin, ndërsa tani duket komplet e fokusuar te Fisniku.
Ajo ka gjetur momentin kur ai ishte vetëm në shtrat për t’iu afruar. Milena është shtrirë në krahët e Fisnikut dhe ka filluar t’i thotë fjalë të mira.
“Ti më qetëson shumë”, i ka thënë ajo derisa Fisniku nuk ka reaguar aspak. Milena e ka kafshuar në krah, ndërsa as pas këtij ngacmimi nuk ka marrë asnjë përgjigje prej tij.
Menjëherë pas, Milena është shkëputur nga Fisniku dhe ka nisur t’i bëjë masazh Veselit. /Telegrafi/