Site icon Telegrafi

BB8, Kristi i thotë Teas se e pëlqen, ajo nuk e beson

Gjatë një bashkëbisedimi, Kristi i ka thënë Teas se e pëlqen vërtetë atë, porse ajo nuk i ka besuar. Ai i ka thënë se e ka shumë seriozisht dhe se nuk do që ta vërtetojë këtu brenda, por jashtë atë që realisht ndien për të.

Tea ka theksuar se nuk e ka kuptuar, që ai ka vërtet ndjenja për të dhe mendon se ai po tallet.

Kristi i ka treguar asaj se i ka ngacmuar pothuajse të gjitha femrat e shtëpisë dhe këtë e kanë të dëgjuar të gjithë në shtëpi.

“Por e kam bërë kot për lojë, me ty nuk e kam bërë asnjëherë, sepse është diçka ndryshe, është diçka e vërtetë”.

“Nuk tallem me ty, ti ke të drejtë të mendosh çfarë të duash, por kjo që po të shpreh është e vërtetë, po të isha në nominim do kishe të drejtë të mendoje, që po e beja për të shpëtuar nga nominimi, por kjo është e vërtetë”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version