Rritja ekonomike në Maqedoni do të jetë e kufizuar në 2 përqind për shkak të krizës së vazhdueshme politike. Rritja në vitin 2018 duhet të jetë 3.3 dhe 3.7 përqind, parashikon Banka Botërore në raportin e saj të fundit ekonomik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Bankës Botërore, situata politike mbetet një faktor i madh rreziku në afat të shkurtër, përderisa rritja rrezike fiskale për shkak të ritmit të shpejtë të rritjes së borxhit të qeverisë mund të ndikojë negativisht në rritjen ekonomike në afat të mesëm.
Nga vendet në rajon, rritje më e lartë këtë vit dhe vitin e ardhshëm parashikohet të ketë Kosova me 3.6 ose 3.9 përqind. /Telegrafi/