Robert Lewandowski do të jetë i gatshëm për ndeshjen kthyese kundër Real Madrid, ka thënë Karl-Heinz Rummenigge.
Bayern humbi në shtëpi me rezultat 2-1 në mungesë të golashënuesit më të mirë të tyre Lewandowski.
Lojtari kishte lënduar krahun në ndeshjen derbi me Borussia Dortmundin, ndërsa në 42 ndeshje ka shënuar 38 gola.
Rummenigge thotë se lojtari kryesor i Bayernit do të kthehet për ndeshjen në Santiago Bernabeu.
“Analizat e fundit kanë dalë shumë mirë, por nuk u rrezikua për ndeshjen e parë”.
“Për ndeshjen e dytë do të jetë 100 për qind i gatshëm”, ka thënë Rummenigge. /Telegrafi/