Site icon Telegrafi

Bayerni vendos për Coman

Kampionët e Gjermanisë do ta blejnë në tërësi Kingsley Coman.

Kingsley Coman do të jetë tërësisht një futbollist i Bayern Munich, pas tre muajsh.

Fjalë këto të shefit ekzekutiv të skuadrës bavareze, Karl Heinz Rummenigge, i cili në një intervistë për mediat gjermane konfirmoi se kampionët e Gjermanisë do të aplikojnë klauzolën që ekziston në kontratën që ka firmosur 20-vjeçari francez me Bayernin përpara dy sezonesh, duke e blerë përfundimisht kartonin e lojtarit.

“Duhet ta ekzekutojmë klauzolën deri në muajin maj”, theksoi Rummenigge.

Ai ka nënvizuar se plus shtatë milionë eurot për huazimin dy vjeçar, Bayerni do të paguajë plot 21 milionë euro në arkat e Juventusit.

Pasi shkëlqeu në sezonin e tij të parë në ‘Allianz Arena’, me Pep Guardiolën në stol, me Carlo Ancelottin në drejtim e bavarezëve, Coman po gjen shumë pak hapësira edhe për faktin se ka pësuar lëndime të njëpasnjëshme.

Përkundër kësaj drejtuesit e Bayernit nuk duan ta lëshojnë nga duart një talent të madh siç është francezi.

Exit mobile version