Bayern Munich ka arritur të shënojë dy gola të shpejtë në fillimin e pjesës së dytë ndaj Chelseat.
Pjesa e parë u mbyll pa gola edhe pse kishte raste nga të dyja palët.
Me të filluar pjesa e dytë Serge Gnabry ka shënuar golin e parë pas një asistimi të Robert Lewandowskit (1-0).
Festë e madhe e lojtarëve bavazrezë pas golit.
GOAL!!
Chelsea 0-1 Bayern MunichSerge Gnabry gives Bayern the lead ??⚽#CHEBAY #UCL
pic.twitter.com/8U0MqvWNtH— SportCentre (@Livestream_102) February 25, 2020
Nuk vonoi shumë dhe i njëjtë lojtari arriti ta tundë rrjetën për herë të dytë.
Sërish e njëjta dyshe bashkëvepruan bukur së bashku për 2-0.
BRILLIANT FINISH BY GNABRY ?pic.twitter.com/XIPTuIrqW6
— Bayern mania (@Bayern_mania) February 25, 2020
Me këto dy gola Bayern Munich ka bërë një hap të madh drejt çerekfinales. /Telegrafi/