Telegrafi

Bayerni thuhet se i ka kërkuar Sanchos që të refuzojë Unitedin dhe të kalojë në Allianz Arena

Bayern Munich është duke bërë çmos që të transferojë Jadon Sanchon në këtë verë nga Borussia Dortmundi.

Anësori anglez po shkëlqen te skuadra gjermane, e forma e tij ka bërë që shumë skuadra evropiane ta duan transferimin e tij.

Sipas Manchester Evening News, Manchester United është duke i prirë garës për transferimin e lojtarit.

Por, Bavarezët kanë kontaktuar me lojtarin dhe agjentin e tij që të refuzojë kalimin te Djajtë e Kuq për atë në Allianz Arena.

Lexo po ashtu Berbatov: Sancho nuk do të mendohet dy herë për t’iu bashkuar Unitedit

Madje edhe Lothar Mathaus, legjenda e Bayernit ka kërkuar nga lojtari që të mos largohet nga Bundelsiga dhe të kalojë te kampioni në fuqi.

Në garë për Sanchon është edhe Chelsea, Manchester City dhe Real Madridi, e që në verë pritet të jetë një garë e nxehtë për të. /Telegrafi/