Site icon Telegrafi

Bayerni takim sekret me agjentët e Dayot Upamecanos, francezi drejt transferimit në Munich

Dayot Upamecano është njëri nga mbrojtësit e rinj më të mirë në Evropë.

Mbrojtësi i talentuar francez prej vitesh po shkëlqen në Bundesliga me RB Leipzig dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.

Chelsea, Arsenal, Liverpool, Bayern Munich, Real Madrid, Juventus e Paris Saint Germain janë skuadrat që e duan lojtarin.

Por duket se e ardhmja e francezit do të jetë përsëri në Bundesliga, tek rivalët e RB Leipzig.

Bayern Munich po punon intensivisht për ta afruar lojtarin dhe ata kanë mbajtur një takim sekret me agjentët e tij.

E përditshmja gjermane Bild ka zbuluar se dy agjentët e lojtarit Sascha Breese dhe Volker Struth janë parë duke hyrë në zyrat e Bayernit.

22-vjeçari ka një klauzolë largimi prej 40 milionë eurove nga Leipzig, shumë që nuk përbën problem për bavarezët.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë e sheh mbrojtësin francez si zëvendësuesin adekuat të David Alabas i cili pritet të largohet në verë si futbollist i lirë. /Telegrafi/

Exit mobile version