Leroy Sane nuk do të jetë pjesë e Bayernit, së paku nga sezoni i ardhshëm.
Sulmuesi anësorë gjerman është futur në vitin e fundit të kontratës me Bayernin dhe nuk pritet të vazhdojë atë.
Përkundër se kishte biseda për zgjatjen e marrëveshjes, Bild ka raportuar se bisedimet janë ndërprerë.
Bavarezët nuk duan të vazhdojnë me Sanen për faktin se ai ka një pagë të lartë dhe do ta lejojnë largimin e tij.
Megjtihatë mediumi gjerman Bild raporton se drejtuesit e Bayernit po shqyrtojnë ofertat në janar për Sanen në mënyrë që ai mos ta largohet në verë me parametra zero.
Manchester United, Arsenal dhe Tottenham Hotspur janë tre skuadrat angleze që kanë shprehur interesim për transferimin e gjermanit.
Me largimin e Sanes, Bayern do të fokusohet në transferimin e gjermanit tjetër Florian Wirtz. /Telegrafi/