Skuadra e madhe gjermane, Bayern Munich po planifikon një bastisje te Arsenali për një sulmues të ri – me tre objektiva në mendjen e tyre.
Me sulmuesin polak, Robert Lewandowski, i cili ka folur disa herë për politikat e gabuara të klubit për transferimi e ardhmja e tij është e pasigurt në verën e vitin 2018.
Lewandowski mund të largohet dhe të shumta janë skuadrat që interesohen për shërbimet e tij, ku më të përfolurit janë gjigantët spanjoll, Real Madridi.
Kështu,Bavarezët janë vënë për një sulmues të ri, ku Alexis Sanchez është objektivi i tyre primar, edhe pse shokët e skuadrës së Arsenalit, Danny Welbeck dhe Alexandre Lacazette po shqyrtohen gjithashtu.
Gazeta gjermane Bild thekson se Bayerni janë të gatshëm të bëjnë ofertë për Sanchezin qysh në janar, me një ofertë të planifikuar prej 20 milionë funteve.
Por, nëse skuadra gjermane dështon në përpjekjen e tyre për të transferuar Sanchezin, atëherë ata do të shkojnë te bashkëlojtarët e tyre, Lacazette ose Welbeck.
Bayern gjithashtu besojnë se ata do të kenë sukses në transferimin e të paktën njërit prej treshes së Arsenalit, me Arsene Wenger të gatshëm për të shitur.
Lacazette, 26 vjeç, u bashkua me klubin vetëm në verën e këtij viti nga Lyoni, ndërkohë, Welbeck ka luajtur vetëm shtatë herë këtë sezon për shkak të lëndimit. /Telegrafi/