Telegrafi

Bayerni siguron shërbimet e Konrad Laimer si transferim të lirë

Bayern Munichu ka bërë goditjen e parë për sezonin e ri në Bundesliga.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë ka siguruar shërbimet e mesfushorit austriak Konrad Laimer nga RB Leipzig.

Mesfushori austriak kësisoj largohet nga Leipzig pas gjashtë viteve të kaluara dhe nuk pranoi vazhdimin e kontratës.

Gazeta e madhe gjermane Sport Bild ka raportuar se Laimer ka gjetur gjuhën e përbashkët dhe do t’i bashkohet Bayernit në verë si futbollist i lirë.

25-vjeçari ka nënshkruar qysh tani një kontratë katër vjeçare me bavarezët të vlefshme deri në qershor të vitit 2027.

Lexo po ashtu Nga Man City te Interi dhe Real Madridi – Opta zbulon gjasat e klubeve për të siguruar finalen dhe për ta fituar Ligën e Kampionëve

Laimer këtë edicion ka zhvilluar 20 ndeshje në të gjitha garat me Leipzig, ku ka realizuar dy gola e ka asistuar në një tjetër.

Bavarezët garën për Laimer e kanë fituar me Dortmund, Juventus, Liverpool dhe Manchester United që gjithashtu interesoheshin për lojtarin. /Telegrafi/