Raphael Guerreiro është larguar nga Borussia Dortmund pas shtatë viteve qëndrim në Signal Iduna Park.
Mbrojtësi portugez ka mbetur një futbollist i lirë dhe ka shumë oferta para vetës.
Por karrierën ai do ta vazhdoj sërish në Gjermani, pasi Bayern Munich ka siguruar shërbimet e tij.
Bëhet fjalë për një kontratë tre vjeçare që portugezi do ta nënshkruajë e cila do ta mbajë në Allianz Arena deri në verën e vitit 2026.
Zyrtarizimi i marrëveshjes dhe prezantimi i tij në Allianz Arena pritet të ndodhë javën e ardhshme pas përfundimit të ndeshjeve të kombëtareve.
29-vjeçari ka pasur një sezon fantastik me Borussia Dortmundin, ku në 36 ndeshje zyrtare ka realizuar gjashtë gola dhe ka asistuar në 14 të tjerë. /Telegrafi/