Bayern Munich vazhdon të bëjë përpjekje për transferimin e sulmuesit anësor Leroy Sane.
Sulmuesi gjerman u kërkua me ngulm nga Bayerni edhe vitin e kaluar, por një lëndim në ligamente bëri që transferimi të dështonte.
24-vjeçari ka mbetur jashtë fushave për gati një vit, derisa është shumë pranë rikthimit.
Gjithsesi interesimi i Bayernit për të nuk është ftohur dhe kampioni në fuqi i Gjermanisë ka bërë gati një ofertë të re.
Mediat gjermane kanë raportuar se Bayerni ka ofruar mbrojtësin e majtë David Alaba që vlerësohet shumë nga Pep Guardiola si dhe 50 milionë euro për transferimin e Sanes.
Kjo ofertë duket se do ta kënaq Cityn, që gjithashtu kishin shprehur interesimin për transferimin e austriakut në Ligën Premier.
Në anën tjetër për Sanen pritet rikthimi në Gjermani, ku ishte larguar katër vite më parë nga Schalke 04. /Telegrafi/