Telegrafi

Bayerni se aktivizon klauzolën e blerjes, Barcelona nuk e do më Coutinhon dhe i vendos çmimin e largimit

Philippe Coutinho nuk do të mbetet te Bayern Munich më shumë se deri në fund të sezonit.

Kampionët e Gjermanisë e kanë në huazim brazilianin nga Barcelona, por që nuk kanë treguar interesim për ta blerë përfundimisht.

Kësisoj braziliani do të rikthehet në Camp Nou në verë, por që nuk do të qëndrojë gjatë aty.

As kampionët e Spanjës nuk e duan në skuadër pasi Coutinho nuk është në planet e trajnerit Setien.

Philippe Coutinho. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Mundo Deportivo ka raportuar se Barcelona tanimë i ka vendosur çmimin e largimit mesfushorit brazilian.

Blaugranët duan të fitojnë 80 milionë euro nga shitja e Coutinhos, e ardhmja e të cilit duket në Ligën Premier.

Manchester United, Liverpool dhe Chelsea janë tri skuadrat që kanë shfaqur interesim për brazilianin.

Gjithsesi në garë mbetet edhe kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain ku Coutinho mund të përfshihet në marrëveshje për një rikthim të Neymarit në Camp Nou. /Telegrafi/