Telegrafi

Bayerni rivalizon Barcelonën dhe skuadrat e mëdha angleze për Julian Alvarez

Julian Alvarez është senzacioni i ri në futbollin argjentinas, ku po shkëlqen me fanellën e River Plates.

Sulmuesi i talentuar argjentinas është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme, pasi në 46 ndeshje këtë edicion ka shënuar 24 gola dhe ka dhuruar 15 asistime.

Këto shifra kanë bërë që pas talentit të madh argjentinas të vihen skuadrat e mëdha si Barcelona, Chelsea, Manchester City, Manchester United e Arsenal.

Por së fundmi garës i është shtuar edhe gjiganti gjerman Bayern Munich.

Sipas asaj që ka raportuar gazeta argjentinase Ole, kampioni në fuqi i Gjermanisë është gati ta transferojë Alvarezin qysh në afatin kalimtar të janarit.

Bavarezët e shohin sulmuesin e ri si zëvendësuesin perfekt të Robert Lewandowskit dhe janë gati të shpenzojnë 25 milionë euro për të.

Gjithsesi gara për të pritet të jetë shumë e nxehtë me shumë klube që janë vënë pas tij. /Telegrafi/