Bayern Munich është duke tentuar që të transferojë Callum Hudson-Odoin nga Chelsea.
Ka disa vite që skuadra gjermane po tenton që të transferojë talentin anglez, mirëpo The Blues nuk e lejuan largimin e tij.
Sipas asaj që raporton The Athletic, skuadra londineze është në dijeni për interesimin e madh të Bavarezëve në Hudson-Odoin, por qëllimi i tyre nuk është që të shesin lojtarin.
Anglezi po tregon cilësitë e tij në këtë edicion, pasi ka shumë ndeshje që po i jepte mundësia, me Christian Pulisicin që vazhdon të vuajë nga lëndimet.
Kështu, Chelsea nuk e ka në plan të shesë lojtarin në një të ardhme të afërt, pasi mbështetet në cilësitë e tij.
Hudson-Odoi në vazhdimësi është parë si zëvendësues ideal i Edne Hazardit që kaloi te Real Madridi para dy verash. /Telegrafi/