Gjiganti gjerman nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e super mbrojtësit austriak.
Real Madridi, të cilët kanë qëndruar në hije gjatë kësaj vere duke afruar në skuadër vetëm Alavaro Moratan, kishin si objektiv kryesor mbrojtësin austriak të Bayernit, por bisedimet për të marrë shërbimet e Alabas ka shkuar dëm.
Sipas medieve spanjoll, drejtuesit e klubit bavarez kanë refuzuar ofertën e fundit të presidentit të Realit, Florentino Perez për David Alaban, e cila kapte shifrën e 65 milionë eurove.
‘Los Blancos’ prej kohësh interesohen për 24-vjeçarin, pasi pëlqehet shumë nga presidenti Perez dhe Zidane, por te Bayerni as që mendojnë largimin e futbollistit austriak.
Drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë e kanë refuzuar menjëherë ofertën e gjigantit spanjoll për yllin e tyre tyre edhe pse shuma e vendosur në pjatë nga Reali ishte shumë e lartë.
Ndryshe, David Alaba është një futbollist shumë i rëndësishëm për Bayernin dhe trajneri i ri Carlo Ancelotti e konsideron si një pjesë të rëndësishme të projektit të tij për të ardhmen. /Telegrafi/