Deri para pak ditësh në media u fol shumë për një rikthim të mundshëm të Thiago Alcantarës te Barcelona.
Drejtuesit e klubit blaugrana janë vendosur në kërkim të një mesfushori shumë cilësor për të përforcuar skuadrën në tregun e transferimeve të ardhshëm. Për momentin Marco Verrati mbetet alternativa e vetme për Barcën, pasi tashmë nuk mund të flitet më për një rikthim të Thiago Alcantaras.
Mesfushori i përfaqësues spanjolle ka rigjetur veten te Bayerni me Carlo Ancelottin në drejtim duke u shndërruar në një titullar të padiskutueshëm te bavarezët, transmeton SS.
Alcantara në fakt nuk do të ishte kundër rikthimit te skuadra ku i bë i famshëm por duke marrë parasysh kërkesat e kampionëve të Gjermanisë dhe buxhetin e vogël që ka në dispozicion Barcelona për merkaton e verës, gjasat që 25-vjeçari të veshë sërish fanellën e Barcelonës sezonin e ardhshëm janë vërtetë të pakta.
Te Bayerni e konsiderojnë Thiago Alcantarën, një lojtar të pazëvendësueshëm dhe interisimit fillestar të Barcelonës për mesfushorin drejtuesit e klubit bavarez u janë përgjigjur me një jo kategorike, duke kërkuar 90 milionë Euro për kartonin e futbollistit.
Një shifër e parezistueshme kjo edhe për një emër të madh të futbollit evropian si Barcelona që tashmë do të shikojë për alternativa të tjera për të përforcuar mesfushën.