Telegrafi

Bayerni pritet të nënshkruajë këtë verë me tre yje, në mesin e tyre edhe Granit Xhaka

Ndryshime të mëdha pritet të ketë te gjiganti gjerman Bayern Munich për edicionin e ri.

Me ardhjen e trajnerit Thomas Tuchel kanë ndërruar edhe objektivat e klubit në tregun e transferimeve dhe bavarezët do të nënshkruajnë së paku me tre futbollistë.

Padyshim që objektivi kryesor i tyre është transferimi i mesfushorit anglez Declan Rice nga West Ham, por për ta parë atë në Munich bavarezët duhet të shpenzojnë 100 milionë euro.

Rice është objektivi kryesor për mesfushën me trajnerin Thomas Tuchel që e vlerëson jashtëzakonisht shumë mesfushorin anglez.

Lexo po ashtu Bayern Munich hyn në garë për Granit Xhakën, i ofron super kontratë

Emri i dytë në listën e bavarezëve është mesfushori shqiptar Granit Xhaka që ka vendosur të largohet nga Arsenali pas tetë viteve të kaluara në Londër.

Bayer Leverkusen dhe Borussia Dortmund e duan atë, por së fundmi Xhaka ka përfunduar në listën e dëshirave të Bayernit.

Edhe për mesfushorin shqiptar të Përfaqësueses së Zvicrës, trajneri Thomas Tuchel ka pëlqim të madh dhe dëshiron ta ketë në Munich, për më tepër që Xhaka është një futbollist që e njeh shumë mirë futbollin gjerman pasi ka kaluar katër vite te Borussia Moenchegladbach.

Lexo po ashtu Rice e do transferimin te Bayerni

Emri i tretë që pritet t’i bashkohet bavarezëve është mbrojtësi i majtë portugez Raphael Guerreiro.

Anësori është larguar nga Borussia Dortmund si transferim i lirë dhe te Bayerni pritet ta zëvendësojë Alphonso Davies që pritet të largohet në verë. /Telegrafi/