Bayern Munich ka të drejtën ekskluzive të blerjes së Serge Gnabry, edhe pse Werder Bremen është përpjekur ta përgënjeshtrojë këtë fakt.
Por, gazeta gjermane Kicker shton se bevarezët nuk do e përdorë këtë mundësi pasi kanë mjaftueshëm lojtarë për në fazën e sulmit.
Mundësia më e madhe është që Gnabry të kalojë në radhët e rekordmeister gjatë vitit 2018, transmeton Telegrafi.
Sport1 raporton se Bayerni po ndjek nga afër edhe talentin 17-vjeçar të Bayer Leverkusenit, Kai Havertz.
Talenti që është bërë titullar i padiskutueshëm tek Leverkusen, ka një kontratë deri në 2019 dhe atëherë në ekip e ka sjellë skuati i afërt me bavarezët, Michael Reschke. /Telegrafi/