Site icon Telegrafi

Bayerni po mendon transferimin e Miralem Pjanic

Miralem Pjanic duket se do të jetë ndër lojtarët e parë që do të largohen nga Barcelona këtë verë.

Mesfushori boshnjak ka dështuar totalisht në Camp Nou dhe nuk shihet më si pjesë e rëndësishme e Barcelonës nga drejtuesit e klubit.

As trajneri aktual i katalunasve, Ronald Koeman nuk e pëlqen lojtarin të cilin e ka lënë në shumicën e ndeshjeve në bankën rezervë.

Largimi i tij nga Camp Nou duket i pashmangshëm, derisa tani ka dalë një opsion i ri për të.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich ka shprehur interesim për afrimin e boshnjakut.

Barcelona e ka nxjerr në shitje yllin boshnjak dhe synon që nga shitja e tij të fitojë mbi 30 milionë euro.

Mundo Deportivo ka raportuar se bavarezët tanimë kanë filluar kontaktet me agjentin e lojtarit për një transferim në Munich.

Gjithsesi interesim për mesfushorin kanë shprehur edhe skuadrat tjera si Chelsea, PSG e Everton. /Telegrafi/

Exit mobile version