Telegrafi

Bayerni po mendon transferimin e De Geas

Kanë kaluar pesë javë kur David de Gea është larguar nga Manchester United dhe ai vazhdon të mbetet ende i lirë.

Portieri spanjoll është lidhur me një kalim te Real Madridi pas lëndimit të Thibaut Courtois, por Los Blancos kanë nënshkruar me Kepa Arrizabalagan.

Bayern Munich është një opsion real për spanjollin, pasi Manuel Neuer nuk pritet të rikthehet edhe për disa kohë.

Lexo po ashtu Pse De Gea ende nuk ka gjetur klub të ri

Sporti 1 ka raportuar se bavarezët kanë shprehur interesim për afrimin e tij dhe tanimë kanë hapur negociatat me agjentët e portierit.

Megjithatë te Bayern nuk janë të gatshëm t’i ofrojnë spanjollit kontratë më të gjatë se një vjeçare dhe kjo mund të jetë pengesa e vetme për tu kryer transferimi.

Lexo po ashtu De Gea dhe Raya - njëri pritet t'i bashkohet Bayernit

Spanjolli dëshiron të mbetet në Evropë dhe kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e tij.

Disa skuadra nga Arabia Saudite kanë shprehur interesim për transferimin e spanjollit, megjithatë De Gea po i shikon fillimisht ofertat nga Evropa. /Telegrafi/