Bayern Munich është duke kërkuar me ngulm që disa kohë transferimin e mesfushorit spanjoll Pedri.
Mesfushori i talentuar ka shkëlqyer në dy vitet e fundit me Barcelonën dhe është bërë edhe një titullar i rregullt tek Kombëtarja e Spanjës.
19-vjeçari është dëshira kryesore e Bayernit për repartin e mesfushë dhe drejtori sportiv Hasan Salihamidzic që disa kohë po tenton ta bindë atë të transferohet në Munich.
Barcelona ia ka vazhduar kontratën xhevahirit të tyre i cili ka një klauzolë largimi prej 1 miliardë euro, shumë që vështirë se do të mund të paguhet nga ndonjë skuadër.
Mirëpo drejtuesit e gjigantit gjerman po insistojnë për transferimin e tij dhe sipas mediumit Kicker, janë duke e testuar Barcelonën me një ofertë të lartë.
Bayerni është gati ta thyej rekordin personal të transferimeve duke ofruar 100 milionë euro për transferimin e talentit spanjoll.
Përkundër që Barcelona ndodhet në një krizë të madhe financiare, oferta e Bayernit pritet të refuzohet pasi Pedri shihet si lojtari kryesor i së ardhmes në klubin katalunas.
19-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar shtatë ndeshje me Barcelonën ku ka shënuar një gol, derisa mungoi në shumicën nga takimet shkaku i lëndimit. /Telegrafi/