Bayern Munich ka bërë goditjen e parë në afatin kalimtar veror, duke përforcuar qendrën e mbrojtjes.
Pas një sezoni dështues ku e përfunduan pa trofe pasi u eliminuan herët nga Kupa e Gjermanisë dhe pastaj humbën titullin e kampionit dhe u mposhtën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Bayerni dëshiron të rikthehet në një skuadër konkurruese.
Pasi ranë dakord për ardhjen e mbrojtësit të Gjermanisë dhe Leverkusenit, Jonathan Tah, i cili do të kalojë në Mynih një vit para skadimit të kontratës me kampionin në fuqi, bavarezët tashmë kanë rënë dakord për një tjetër përforcim cilësor në mbrojtje nga Bundesliga.
🚨🔴 Hiroki Itō to Bayern, here we go! Agreement in place with the player on five year contract, next step medical tests.
Bayern trigger €30m release clause from Stuttgart for 25 year old Japanese defender.
Bayern also remain in talks for Jonathan Tah. pic.twitter.com/yFps2k2GEj
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 12, 2024
Transferimi i radhës i bavarezëve është qendërmbrojtësi japonez i Stuttgartit, Hiroki Ito.
Bild ka raportuar se gjiganti gjerman ka paguar klauzolën e lojtarit e cila ishte prej 30 milionë eurove dhe tanimë ka një marrëveshje personale edhe me lojtarin.
25-vjeçari ka qenë ndër mbojtësit më të mirë në Bundesliga, derisa Stuttgart kishte paguar vetëm 400 mijë euro për transferimin e tij.
Reprezentuesi japonez këtë edicion ka zhvilluar 29 ndeshje me fanellën e Stuttgart duke qenë një lider në qendrën e mbrojtjes.
Mediat gjermane kanë raportuar se zyrtarizimi i Itos si lojtar i ri i Bayernit tanimë është çështje ditësh, për mos të thënë orësh. /Telegrafi/