Bayern Munichu po bën presion për një marrëveshje shkëmbimi për sulmuesi anësor të Manchester Cityt, Leroy Sane.
Kampionët gjermanë janë të prirur të shtojnë përforcimet me yllin e Cityt, pasi e duan me çdo kusht nënshkrimin me të këtë verë.
Sipas mediumit Tz, Bayern është i përgatitur të ofrojë mbrojtësin Lucas Hernandez si pjesë e marrëveshjes për të nënshkruar me Sane afatin kalimtar të verë.
Bavarezët janë të gatshëm ta dërgojnë Hernandezin në krahun tjetër për të nënshkruar marrëveshjen e shkëmbimit “kokë më kokë”.
Gjiganti gjerman ishte përpjekur të nënshkruaj Sanen edhe më parë, por ofertat e tyre gjithmonë kanë rezultuar të ulëta për Cityn.
Por, pasi gjermani po hyn në vitin e fundit të kontratës, City mund ta marr parasysh shkëmbimin e Sanes me Hernandezin, i cili i ka kushtuar 80 milionë euro Bayernit. /Telegrafi/