Telegrafi

Bayerni nuk llogaritë më në Tolisson, Juventusi vihet në aksion për francezin

Corentin Tolisso te Bayern Munchen . (Foto: Srdjan Stevanovic/Getty Images)

Blerja e dytë më e shtrenjë në histori të Bayern Munich, Corentin Tolisso është në shitje.

Lojtari i ardhur nga Lyon në vitin 2017 për 41.5 milionë euro, nuk i ka arritur pritshmëritë në klubin bavarez, shkaku edhe i lëndimeve.

Nga viti 2017, Tolisso ka zhvilluar 63 ndeshje me Bayern Munich, duke shënuar 14 gola.

Corentin Tolisso në aksion (Foto: Alexander Hassenstein/Getty Images for AUDI)

Sipas Bild, lojtari nuk konsiderohet më si pjesë e projektit, pasi edhe paga e tij është e lartë, duke marr 7 milionë euro në sezon.

Juventusi është kthyer në garë për lojtarin pasi ka qenë edhe më parë i interesuar.

Tolisso te Bayern Munich( Foto: Julian Finney/Getty Images)

Bianconerët do të tentojnë ta marrin lojtarin në verë duke përfituar edhe nga marrëdhëniet e mira me klubin e Bayernit. /Telegrafi/