Telegrafi

Bayerni nuk ka mëshirë për Barcelonën, shënon dy gola të tjerë për të krijuar epërsi të madhe pas 30 minutave

Bayern Munich ka shënuar edhe dy gola të tjerë përballë Barcelonës.

Ndeshja çerekfinale mes dy gjigantëve të futbollit evropian është bërë spektakolare.

Bavarezët kanë organizuar një aksion fenomenal mes Thiago Alcantara, Leon Goretzka e Serge Gnabry.

Kombinimi i fundit i dyshes gjermane Goretzka-Gnabry rezultoi me sukses, pasi ky i fundit shënoi gol të bukur për 1-3.

Ndërkohë për golin e katërt u përkujdes Thomas Muller pas asistimit të Joshua Kimmich.

Tanimë Bayern me këtë epërsi 1-4 duket shumë afër kalimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/