Site icon Telegrafi

Bayerni nuk ia vazhdon kontratën, Boateng do të transferohet në Angli

Jerome Boateng pritet të largohet nga Bayern Munich pas nëntë viteve qëndrim.

Qendërmbrojtësi gjerman iu bashkua bavarezëve në vitin 2011 nga Manchester City dhe ka qenë njëri nga më i miri në pozitën e tij.

Por e ardhmja e tij duket larg Munichut, pasi bavarezët nuk e kanë ndërmend t’ia vazhdojnë kontratën.

Kontrata aktuale e mbrojtësin skadon në verën e vitit 2021 dhe ai do të largohet si i lirë nga Allianz Arena.

Sport Bild ka raportuar se e ardhmja e Boateng do të jetë në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Tri skuadrat londineze, Arsenal, Tottenham Hotspur dhe Chelsea kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

Skuadrat angleze dëshirojnë afrimin e lojtarit me parametra zero, pasi nuk do të kenë nevojë të paguajnë asgjë te Bayerni. /Telegrafi/

Exit mobile version