Telegrafi

Bayerni nuk e shet Sulen te United

Manchester United raportohet se ka pyetur Bayern Munichun rreth çmimit për Niklas Sulen.

Mbrojtësi i Gjermanisë ka impresionuar shumë skuadra evropiane dhe “Sport1” shkruan sot Djajtë e Kuq janë të interesuar për shtatgjatin gjerman.

Dhe për momentin, bavarezët i kanë njoftuar anglezët se nuk janë të gatshëm të bëjnë biznes dhe se llogarisin në shërbimet e reprezentuesit.

Theksojmë se futbollisti 23-vjeçar ka një marrëveshje deri në vitin 2021 me kampionin në fuqi të Bundesligës.

Ndryshe, Bayerni e transferoi lojtarin nga Hoffenheim për 20 milion euro në verën e vitit 2017. /Telegrafi/