Bayern Munich ka fituar me shumë spektakël ndaj Kolnit në kuadër të javës së 22-të në Bundesligë me rezultat 4-1.
Pas vetëm tre minutash lojë, Bavarezët kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Robert Lewandowski, derisa Thomas Muller ishte në rolin e asistuesit.
Dy minuta më vonë, Kingsley Coman e dyfishoi epërsinë, ndërsa sulmuesi gjerman ishte sërish aistues.
GNAAAAAAABRY!!!! 👨🏽🍳#KOEFCB 0-3 (12') pic.twitter.com/efDpdqLo3r
— FC Bayern München (@FCBayern) February 16, 2020
Bayerni vazhdoi me gola, gjersa në listën e golashënuesve u fut edhe Serge Gnabry që shënoi në minutën e 12-të me një asistim të Joshua Kimmich.
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, derisa në të dytën u shënuan edhe dy gola të tjerë.
Was für eine starke erste Hälfte! 🔥 #KOEFCB pic.twitter.com/4WCYNcBe9g
— FC Bayern München (@FCBayern) February 16, 2020
Gnabry vazhdoi me gola edhe në të dytën, derisa realizoi në minutën e 66-të, e që u shërbye mjaftë mirë nga Alphonso Davies.
Koln arriti ta ngushtonte epërsinë e Bayernit me golin e shënuar nga Mark Uth (70’), me një asistim të Florian Kainz.
Voller Einsatz! 👊 #KOEFCB pic.twitter.com/ejoChQpT0N
— FC Bayern München (@FCBayern) February 16, 2020
Bayern Munich vazhdon të jetë lider i Bundesligës me 46 pikë, një më shumë se RB Leipzig, derisa në javën e 23-të do të takohen me Paderborn. /Telegrafi/