Site icon Telegrafi

Bayerni nuk e ka ndërmend ta shes Kimmichin

Drejtori i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka insistuar se Joshua Kimmich nuk është në shitje.

Mesfushori 22-vjeçari gjatë javës kishte pranuar se nuk është i kënaqur me numrin e paraqitjeve te Bayerni gjatë këtij sezoni. Ai ka zhvilluar vetëm 10 paraqitje nga fillimi këtë sezon dhe raportohet se Manchester City është në kërkim të tij.

Rummenigge e ka quajtur Kimmichin si pasardhës të Philipp Lahmit dhe ka insistuar se mbrojtësi i djathtë, do të jetë i rëndësishëm sezonin e ardhshëm.

“Kemi plane të mëdha për të në të ardhmen”, ka thënë ai për Sky Sports. “Ai do të jetë pasardhës i Philipp Lahmit. Nga sezoni i ardhshëm ai do të ketë më shumë mundësi. Së paku, ky është plani i Carlo Ancelottit”.

Exit mobile version