Site icon Telegrafi

Bayerni nëpërkëmb Herthan për një tjetër fitore në Bundesliga

(Foto: Twitter/FC Bayern Munich)

Bayern Munichu ka qenë bindës në triumfin prej 4-1 në udhëtim te Hertha Berlini për të vazhduar primatin në Bundesliga.

Corentin Tolisso ishte i pari që e futi topin në rrjetë, mirëpo pas konsultimit të VAR-it, goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Megjithatë, i njëjti futbollist në minutën e 25-të realizoi me kokë dhe kësaj radhe goli ishte i rregullt. Kingsley Coman ishte asistues, pasi dhuroi një harkim të saktë.

Në fund të pjesës së parë (45’), bavarezët e dyfishuan epërsinë me golin e Thomas Muller, i cili u asistua nga Joshua Kimmich.

Një gabim fatal të fazës mbrojtëse dhe portierit vendas e shfrytëzoi Leroy Sane për golin e tretë të mysafirëve (75’).

Kimmich tregoi vizionin e tij duke e gjetur në zonë Serge Gnabryn, goditja e të cilit u ndal në rrjetë (79’).

Golin e nderit për vendasit e realizoi Jurgen Ekkelenkamp (81’), ndërsa Leroy Sane e futi sërish topin në portë, por goli anulua nga VAR-i për prekje me dorë.

Bayern Munichu vazhdon të jetë lider në Bundesliga me gjashtë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Borussia Dortmund.

Hertha Berlini qëndron në pozitën e 13-të në renditje me 22 pikë, tri pikë larg zonës së rrezikut. /Telegrafi/

https://twitter.com/SGlobal01/status/1485313742837624837

https://twitter.com/manclipss/status/1485314932933603341

Exit mobile version